Vazhdon pastrimi i mbeturinave në lagjen “Ali Ibra” në Gjakovë

Qendra Transfer në lagjen “Ali Ibra” në Gjakovë është duke u pastruar nga deponitë e mbeturinave, njofton komuna e Gjakovës.

Gjatë rrëmihjes së mbeturinave po krijohet tym dhe se për këtë arsye komuna ka kërkuar që të ketë mirëkuptim nga ana e qytetarëve.

“Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve sepse gjatë rrëmihjes së mbeturinave po krijohet tym, por lajmi i mirë është që ky problem do të marrë fund një herë e përgjithmonë dhe atë shumë shpejtë” thuhet në njoftim.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.