Vazhdon lehtësimi i masave për të burgosurit, lejohet kontakti i avokatëve me palët

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se po vazhdon lehtësimin e masave.

Sipas këtij njoftimi, që nga data 20 maj, do të lejohet kontakti i avokatëve  me personat e paraburgosur.

“Gjatë vizitës se tyre, avokatët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelë valide, të mbajnë distancën sociale, si dhe të kenë të vendosura maska dhe dorëza mbrojtëse”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.

Ndërsa nga dita e sotme, është lejuar vizita e organizatave joveritare, të cilat i monitorojnë institucionet korrektuese.

Burgjet lehtësojnë masat nga e hëna