Ilustrim

Vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Kaçaniku (FOTO)

Edhe sot po vazhdon kërkimi i personit të zhdukur nga Begraca e Kaçanikut.

Muhabi Shukri Islami, i lindur me 13 mars 1978, më 7 qershor 2021 kishte dalë nga shtëpia e tij dhe që nga ajo ditë nuk dihet për fatin e tij.

Ekipe të përbashkëta të policisë nga rajoni i Ferizajt, FSK-së, Zjarrfikësve dhe 40 vullnetarë, kanë nisur në mëngjes kërkimin e tij.

Ai ka flokë të zeza, sy të kaltër, i gjatë 1.80 cm, peshon 75 kg dhe kishte të veshur xhinse të kaltra, bluzë të zezë dhe këpucë të zeza.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët, që nëse marrin ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt (tel.192).

Foto: Policia e Kosovës