Foto: KALLXO.com

Vazhdon grumbullimi i mbeturinave në oborrin e “Pastërtisë” në Ferizaj (FOTO)

Deponimi i mbeturinave në oborrin e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj është shndërruar në problem të përditshëm për banorët të cilët jetojnë pranë kësaj kompanie.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se “Pastërtia” ka vazhduar grumbullimin e mbeturinave në oborrin e saj.

Javën e kaluar KALLXO.com ka përcjellë protestën e banorëve për largimin e bërllokun nga ajo hapësirë, për shkak të kundërmimin të erës së keqe.

Gazmend Ismajli, zëvendës-shef i kompanisë në KRM “Pastërtia” kishte treguar se pika grumbulluese në Gërlicë ishte e mbushur kështu që “Pastërtia” është detyruar t’i grumbullojë mbeturinat në oborrin e saj.

“Pikë transferin e kemi në Gërlicë, por sipas punëtorëve është stërngarkuar edhe Gërlica që nuk janë duke pas mundësi edhe ata me largu prej aty dhe po na udhëzojnë neve me shku në Mirash, Obiliq ose në Gjilan, ku po na merr kohë, shpenzim, nuk është ku me ditë sa çështja e shpenzimit sa është çështja  e kohës”, kishte thënë Ismajli.

 

Ferizajasit me protestë detyrojnë kompaninë të heq mbeturinat kundërmuese (VIDEO)

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.