Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi - Foto: KALLXO.com

Vazhdon gjykimi për organizatorët e 27 prillit, Talat Xhaferi i thirrur si dëshmitar

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për organizatorët e ngjarjeve nga 27 prilli në Kuvend. Rasti gjendet në procedurë dëshmuese ndërsa në mesin e 8 deputetëve që duhet të dëshmojnë sot është edhe kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Vilma Ruskoska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski dhe ministri i Arsimit Spiro Ristovski si dhe ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski. Ata akuzohen se kanë bërë vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”./21Media