Foto: Prokuroria e Pejës

Vazhdon edhe sot greva e punëtorëve të administratës së sistemit të Drejtësisë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit ka vazhduar edhe sot greva e punëtorëve të administratës.

Nga 1 marsi punëtorët e administratës të Pallatit të Drejtësisë kanë filluar grevën me kërkesën për aprovimin e Ligjit për punëtorët e Administratave të Gjykatave dhe Prokurorive.

Seancat gjyqësore janë shtyrë përsëri në përjashtim të rasteve të paraburgimit dhe të dhunës në familje.

Ndërsa sot janë futur në grevë edhe punëtorët e administratës së Prokurorisë Themelore të Pejës.

Greva për momentin ka pezulluar punën, në përjashtim të rasteve të paraburgimit.

Burimet e KALLXO.com tregojnë se asnjë lëndë nuk do të pranohet në prokurori përveç rasteve urgjente të paraburgimit.

Sipas informatave sot gjatë ditës grevës së Prokurorisë së Pejës pritet t’i bashkohen edhe Prokuroria e Gjakovës, Mitrovicës dhe ajo e Ferizajt.

KALLXO.com ka raportuar për grevën e administratës në Gjykatën e Prishtinës.