Vazhdon bastisja e shtëpive dhe pronave të “Burdushit”

Nën udhëheqjen e dy prokurorëve Fatos Ajvazit dhe Petrit Kryeziut, policia po vazhdon bastisjen e shtëpive të mjekut Popullor Hysri Peqani i njohur për publikun si “Burdushi”.

Deri më tani policia nën përcjelljen e dy kanë konfiskuar disa gjësende të cilat më pas do të verifikohen nga ana e njësive përkatëse.

“Burdushi” është arrestuar sërish mëngjesin e sotëm dhe ndaj pronave të tij është urdhëruar një bastisje.

Ai sërish po dyshohet për veprimtari të kunderligjshme farmaceutike apo mjekësore.

Gjithashtu i njëjti po dyshohet edhe për shantazh ndaj një klienti.

https://kallxo.com/foto-arrestohet-serish-burdushi/