Jarinjë - FOTO - KALLXO - 22.09.2021

Vazhdon barrikada e qytetarëve serbë në Jarinjë - Pamje

Pesë makineri të rënda janë në barrikadën e parë e cila ka bllokuar në tërësi qarkullimin e rrugës e cila të dërgon në pikën kufitare në Jarinjë.

Jarinjë – FOTO – KALLXO – 22.09.2021

Tutje barrikada e dytë vazhdon pas rreth 300 metrave, 12 kamionë, disa prej tyre me rezervuarë janë të vendosura në njërën korsi të rrugës e cila njëjtë vazhdon për në Jarinjë.

Jarinjë – FOTO – KALLXO – 22.09.2021

Pas barrikadës së dytë një pjesë e rrugës është e lirë por veturat nuk arrijnë të qarkullojnë në asnjë mënyrë.

Jarinjë – FOTO – KALLXO – 22.09.2021
Jarinjë – FOTO – KALLXO – 22.09.2021

Përgjatë kësaj hapësire vërehet qarkullim i qytetarëve të cilët kohë pas kohë po mblidhen në grupe të ndara po ndezin zjarre për shkak të kohës me shi.

Në këtë mënyrë qytetarët e veriut të Kosovës kanë bllokuar në total qarkullimin e automjeteve, disa prej tyre edhe private e të cilat nuk kanë arritur të largohen për shkak të ngujimit nga këto barrikada.

Jarinjë – FOTO – KALLXO – 22.09.2021
Jarinjë - FOTO - KALLXO - 22.09.2021
Jarinjë – FOTO – KALLXO – 22.09.2021

Barrikada e tretë është vendosur tutje, pra rreth 500 metra më tutje.

Kjo barrikadë e krijuar nga vetura e makineri të rënda nga ana e qytetarëve të veriut të Kosovës.

Pas kësaj barrikade gjenden njësi speciale të Policisë së Kosovës.

Pesë autoblinda të policinë gjenden në pikën e parë – pas tri barrikadave, më pas rruga është kryesisht e lirë por nuk arrihet qarkullimi.

Barrikada e fundit është ajo e cila vazhdon deri në pikën e dytë ku po qëndrojnë ekipet speciale të policisë së Kosovës.

Jarinjë – FOTO – KALLXO – 22.09.2021

KALLXO.com mëson tutje se përveç ekipeve të cilat janë të vendosura në zona të caktuara, ekipe shtesë të policisë janë të vendosur edhe në kampe të tjera e që po qëndrojnë në gjendje gatishmërie.