Ilustrim

Vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë në Komunën e Mitrovicës së Veriut

Aksioni për trajtimin e qenve endacakë në Komunën e Mitrovicës së Veriut është duke vazhduar.

“Është bërë lëshimi i grupit të parë të qenëve që janë trajtuar gjatë javës së kaluar. Ju rikujtojmë që aksioni është duke vazhduar, dhe ju inkurajojmë që ta përkrahni këtë projekt duke informuar për qentë që duhet të trajtohen në lokacionin ku jetoni”- thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Siç bëhet e ditur, fondacioni zvicran do t’i mbulojë shpenzimet e qytetarëve për sterilizimin e kafshëve të tyre.

“Njoftojmë qytetarët që nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar koston e sterilizimit/kastrimit të kafshëve të tyre të përfitojnë nga ky projekt, pasi fondacioni Zvicran do ti mbulojë shpenizmet e tyre. Për të gjitha informatat na kontaktoni në numrin +383-49-818-202 klinika MitroVet  ose OJQ-në Shapa”- thuhet tutje në njoftim e lëshuar më 27.08.2024.

Komuna e Mitrovicës së Veriut do t’i trajtojë qentë endacakë përmes një marrëveshjeje bashkëfinancimi me Fondacionin Zviceran “StrayCoCo” që u nënshkrua më 12.08.2024.

Sipas Komunës, kjo marrëveshje në periudhë njëvjeçare përfshin kapjen e qenve nga vendi ku ata jetojnë, sterilizimin/kastrimin, vaksinimin kundër tërbimit, trajtimin kundër parazitëve dhe kthimin në vendin e tyre.

Sipas tyre ky projekt synon uljen e numrit të qenve endacakë dhe ofrimin e një mjedisi të sigurt e të shëndetshëm për banorët.

https://kallxo.com/lajm/mitrovica-e-veriut-nenshkruan-marreveshje-bashkefinancimi-per-trajtimin-e-qenve-endacake/