Vazhdon aksioni i rastit “Subvencionet” në Ministri të Bujqësisë

Pjesa e dytë e aksionit në Ministri të Bujqësisë në lidhje me keqpërdorimet e subvencioneve po vazhdon edhe sot.

Rafet Halimi prokuror i rastit ka thënë për KALLXO.com se deri më tash nuk ka ndonjë të arrestuar.

“Është pjesa e dytë e aksionit, nuk ka ende të arrestuar, jemi duke punuar edhe sot. Është vazhdim i rastit të parë”, tha Halimi.

Mbi 10 persona ishin arrestuar në aksionin e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës në mars të këtij viti.

Të arrestuarit dyshoheshin se kishin kryer vepra të ndryshme penale si marrje e dhënie ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare.