Dy pika kufitare me Serbinë të mbyllura, në Jarinjë aktualisht ka qarkullim
E plotësuar (10:00) Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se dy pika kufitare me Serbinë janë të mbyllura, ajo në Bërnjak dhe tjetra në Merdarë.
Ndërkaq, në pikën kufitare Jarinjë aktualisht ka qarkullim.
“Në pikën kufitare në Jarinjë për momentin ka qarkullim”, tha për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.
Ministria e Punëve të Brendshme përmes Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se tre pikë-kalime kufitare me Serbinë vazhdojnë të jenë të mbyllura. (08:08)
Sipas njoftimit të fundit, dy pikë kalimet, ajo në Bërnjak dhe Merdarë janë të mbyllura ndërsa pikë-kalimi kufitar në Jarinjë është e bllokuar për të gjithë ata që kanë dokumente të Kosovës.
Rreth 30 persona në Jarinjë e Bërnjak, diku rreth 50 persona në Kullë e Merdarë, dolën dhe iu bashkuan kërkesës për të protestuar dhe bllokuar rrugët matanë kufijve që ndajnë Kosovën me Serbinë, më 06.09.2024.
Kjo protestë u thirrë para disa ditësh përmes rrjetit social “Telegram”. Aty u bë thirrje për pjesëmarrje në këto protesta për të bllokuar pikat kufitare nga Serbia me Kosovën.
Kërkesë e tyre është që institucionet që janë mbyllur në Kosovë, ku kanë funksionuar struktura paralele serbe t’u rikthehen qytetarëve serbë.
Në thirrjen në “Telegram” kërkohej nga ata që i bashkëngjiten protestës të marrin tenda me vete, ushqim e rroba.
Ndërrimi thuhej se do të bëhet çdo 12 orë i atyre që do të mbajnë të bllokuar pikën, dhe përveç veturave të emergjencave nuk do të lejohet qarkullim i veturave të tjera që nuk janë me tabela të Beogradit.
Ndaj kësaj situate, ka reaguar ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla.
Bllokimi i kufirit në Bërnjak, Sveçla: Para syve të policisë së Serbisë po ndodhin akte fashiste