Vazhdojnë takimet e Kurtit dhe Osmanit me diplomatë e përfaqësues në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Liderët shtetërorë të Kosovës po vazhdojnë takimet e tyre me diplomat e përfaqësues të shteteve të ndryshme, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në ditën e tretë të konferencës, kryeministri Kurti është takuar me kryeministren e Islandes, Kristrun Frostadottir.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe për zhvillimet në kontintentin e Evropës, si dhe të dy palët kanë përshëndetur nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë mes Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s, ku bën pjesë edhe Islanda.

Ndërsa presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me një delegacion të senatorëv amerikan.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej aleancën me SHBA-të, duke ndërtuar sukseset e përbashkëta.

Konferenca e Sigurisë në Munih, e themeluar në vitin 1963, është një platformë e pavarur që synon promovimin e zgjidhjeve paqësore të konflikteve, Dialogut ndërkombëtar dhe bashkëpunimit në mes shteteve.

Ky organizim konsiderohet si forumi kryesor në botë për debatimin e politikave ndërkombëtare të sigurisë.