Prishtinë - 10.03.2022 - FOTO - Naim Krasniqi

Vazhdojnë reshjet e borës

Reshjet e borës po vazhdojnë edhe këtë mëngjes në gjithë vendin tonë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës, kryesisht ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftim.