Foto: Ilustrim

Vazhdojnë rastet e shpeshta të vjedhjeve në Kosovë

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Fshatin Hoqë të Prizrenit. Ankuesi ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur më forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij duke vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe një revole me 22 fishekë.

Edhe një rast tjetër i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Suharekë dje rreth orëve të mëngjesit. Ankuesi ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari nga argjendaria e tij.

Të dy rastet janë nën hetime nga Policia e Kosovës.