Gjakovë - Maj 2020

Vazhdojnë punimet në rrugët e Gjakovës - FOTO

 

Përkundër pandemisë COVID-19, në komunën e Gjakovës projektet e mbetura në gjysmë kanë vazhduar të jenë në proces e sipër.

Në rrugën afër gjykatës, duke vazhduar deri të semaforët në qendër të qytetit, punimet kanë filluar në muajin prill.

Kallxo.com ju sjell disa nga foto të kësaj pjese të rrugës.

Ky segment i rrugës, parashihet që të zgjerohet, në mënyrë që të bëhet qarkullimi më i lehtë i qytetarëve që e frekuentojnë këtë zonë të rëndësishme.

Pas kësaj pjese të rrugës, kryetari Ardian Gjini ka paraparë që pas udhëkryqit të kësaj rruge, vetëm disa metra më poshtë të vazhdohet me rregullimin e rrugës “Nënë Tereza”.

Por, para një jave një gjë të tillë nuk e lejuan opozita, banorët dhe disa prej pronarëve të bizneseve.

Ata protestuan kundër fillimit të rregullimit të asaj rruge.

Të gjitha projektet e planifikuara për këtë vit, të cilat sipas rregullave për parandalimin e COVID-19 lejohen të realizohen, të njëjtat do të implementohen pa asnjë pengesë.

Kryetari Ardian Gjini, ka thënë që këto punime do të realizohen duke respektuar të gjitha ligjet dhe masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Gjakovë – Maj 2020
Gjakovë – Maj 2020
Gjakovë – Maj 2020
Gjakovë – Maj 2020
Gjakovë – Maj 2020
Gjakovë – Maj 2020