Protesta për punësimet në Trepçë - 18.02.2020

Vazhdojnë protestat për punësimet në Trepçë

Edhe sot në Mitrovicës ka vazhduar protesta e kandidatëve për punëtorë në minierën e Trepçës.

Kjo është njëkohësisht edhe dita e gjashtë e protestës.

Qytetarët po protestojnë si shkak i pakënaqësive, lidhur me këto punësime, ku sipas tyre janë punësuar njerëz të cilët kanë pasur më pak pikë në testet të cilat janë mbajt paraprakisht për kandidatët, që kanë aplikuar.

Arsim Musa nga Këshilli organizativ i kësaj proteste ka thënë se tek organet kompetente i kanë dërguar dëshmitë lidhur me parregullsitë në këtë konkurs.

“Dhjetëra kandidatë që janë nga familjet e ngushta apo farefisi i anëtarëve të bordit menaxhmentit apo individ të partive politike me përfaqësim në bord mënyra e poentimit të tyre, kohëzgjatja, intervistimi, kandidat të cekur të gjitha të gjeturat dhe të lartcekurat, janë vërtetuar nga regjistrat e kandidatëve që kanë qenë prezent apo nga verifikimi i tyre për të cilat kemi dëshmi dhe i kemi dërguar tek organet kompetente”, tha Musa.

Më tutje Musa ka shtuar se protestat e tyre nuk do të ndalen ndërsa ka thënë se në punë janë marrë të afërm të rretheve të ngushta familjare.

“Kemi gjendje faktike dhe argumente se njerëz të afërm këtu kanë marr kë kanë dashur dhe të afërm të tyre familjarë për apetitet e veta dhe rrethet e ngushta familjare, protestat tona nuk do të ndalen deri në evidentimin e këtyre padrejtësive”, theksoi Musa.