Foto: CNN

Vazhdojnë protestat dhe greva në Hong Kong, anulohen më shumë se 100 fluturime

Njerëzit janë në grevë dhe po protestojnë nëpër shtatë rrethet e Hong Kongut. Kjo është dita me protestat më të mëdha të mbajtura gjatë kësaj vere në Hong Kong, raporton CNN.

Greva ka përfshirë të gjithë sektorët, mësuesit, punëtorët e aviacionit, punonjësit e financave dhe nëpunësit civilë.

Më shumë se 2300 punëtorë të aviacionit janë në grevë. Kjo ka shkaktuar anulimin e më shumë se 100 fluturimeve.

Kjo është java e nëntë me radhë e protestave në Hong Kong.

Ato filluan në fillim të qershorit kundër projekt-ligjit për ekstradimin, por kërkesat kanë evoluar për të përfshirë demokracinë dhe përgjegjshmërinë e policisë.

Përgatiti: Dorentina Kastrati