Merdare foto Kallxo com

Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në Merdarë

Qytetarët të cilët kanë pritur festat e fundvitit në Kosovë, po përballen me fluks të pritjeve nëpër pikat kufitare të vendit.

Edhe sot, sipas  të dhënave të fundit të Qendrës për Menaxhimin Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë.

Në këtë pikë kalim, në dalje  qytetarët po presin deri në 4 orë, ndërkaq, kolonat janë të gjata deri në 1700 metra.

Fluks i madh i veturave është regjistruar edhe në Jarinjë, ku qytetarët duhet të presin më shumë se 1 orë për të dalë nga Kosova.