Vazhdojnë pritjet e gjata të qytetarëve në Merdare

Pritjet e qytetarëve për të dalë nga shteti i Kosovës po vazhdojnë edhe sot.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, deri në ora 12:10, fluksi më i lartë i pritjeve është në pikën kufitare në Merdare, pikë të cilën kryesisht e shfrytëzojnë bashkatdhetarët.

Për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare, qytetarëve u duhet të presin deri në 5 orë, ndërsa ka kolona deri në 50 metra.

Ndërkaq, për të hyr në vend, duhet pritur vetëm 5-10 minuta.

Kurse në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet shkojnë deri në 2 orë.

Edhe në Jarinjë, qytetarëve u është dashur të presin më shumë se 2 orë për të dalë nga Kosova.

Gjendje më e mirë, sipas të dhënave është në pikat e tjera kufitare si në Vërmicë, Bërnjak dhe Qafë e Morinës.