Kishevak-Serbi
Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë për gjetjen e trupave të shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe
Në Kishevak të Serbisë janë duke vazhduar gërmimet pas dyshimeve për varrezë masive me eshtra të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sot, përfaqësues të delegacionit të Kosovës në kuadër të grupit punues për persona të zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës, Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve.
Sipas komunikatës së Qeverisë, gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Ekspertët mjekoligjorë të Kosovës në emër të delegacionit të Kosovës do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve.