Vazhdojnë edhe sot reduktimet e rrymës

Nga e hëna qytetarët e Kosovës janë përballur me reduktime të energjisë elektrike. Kjo për shkak të krizës energjetike dhe të pamundësisë financiare së Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) për të blerë energji nga jashtë.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it tha për KALLXO.com se reduktime do të ketë sot duke u bazuar në instruksionet e KOSTT.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike në Kosovë – KOSTT, ka thënë se instruksionet për reduktime të rrymës do të mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës.

Ministria e Ekonomisë kishte njoftuar të hënën pasdite se përmes bashkëpunimit me Shqipërinë situata me energji do të rregullohet në vend.

Kriza energjetike, pak shpresë për dimër të lehtë