Vazhdojnë donacionet për Komunën e Suharekës në kohë pandemie

Përkundër uljes së numrit të personave të infektuar me CoVid-19 në Komunën e Suharekës, donacionet për të ndihmuar qytetarët e kësaj komune po vazhdojnë ende.

Komuna e Suharekës gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka pranuar një donacion me miell në vlerë 1 mijë euro.

Sipas komunës, donacioni është pranuar nga kompannia `Euro Pipe`, me pronar Zenun Veselaj.

`Ndihmat dhe donacionet po vazhojnë të vijnë në Komunë nga kompantë dhe qytetarët tanë, sot kompania “Euro-Pipe” me pronar Zenun Veselaj nga Reqani, ka dhurar donacion 1000 euro për miell, i cili do të sigurohet për familjet që kanë nevojë`, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës.

Kryetari i kësaj komunë, Bali Muharremaj ka falenderuar konatorët për angazhimin dhe përkushtimin që kanë pasur në këtë kohë pandemie për të dhuruar donacione për Komunën e Suharekës.

KALLXO.com para dy ditëve ka raportuar se në Komunën e Suharekës janë ritestuar 19 persona, dhe  të gjithë kanë dalë negativ.