
Vazhdojnë aksionet e Policisë, sot cak Peja
17.3.2023 - 14:04
Policia e Kosovës me njësitet relevante sot janë duke vazhduar aksionet e tyre që ndërlidhen me luftën ndaj kontrabandës së mallrave.
Një operacion i tillë është duke u zhvilluar në disa lokacione të komunës së Pejës.
Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani ka thënë se aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë, doganën dhe ATK-në.
Ai tutje shtoi se pas përfundimit të operacionit në fjalë do të bëhen të ditura edhe informacionet e tjera.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, i cili ka treguar se zyrtarët e doganës janë ftuar nga Policia si asistencë në këtë aksion.