Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vazhdohet afati i konkursit për policë në veri

Policia e Kosovës ka vazhduar për 10 ditë afatin e konkursit për pranimin e zyrtarëve policorë për Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Në njoftim është bërë e ditur se konkursi është i hapur nga 27 janari deri më 10 shkurt 2023.

Policia ka njoftuar se  kriteret në konkurs mbeten të njëjta si dhe kandidatët të cilët kanë konkurruar në këtë konkurs nuk është e nevojshme të aplikojnë përsëri.

Më 4 janar 2023, Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë nga radhët e komunitetit serb, boshnjak, turq, goran, rom, ashkali, egjiptas, kroat, malazez dhe maqedonas.

Përmes një njoftimi, Polica ka bërë të ditur se vendi i punës do të jetë Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Detajet më të hollësishme mund ta gjeni me poshtë:

Në nëntor të vitit të kaluar, qindra zyrtarë policor serbë patën dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, në shenjë proteste për masat e qeverisë për targat ilegale serbe në veri të vendit.

Situata e krijuar në veri erdhi pas vendimit për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriq, për refuzim dhe rezistencë për lëshimin e fletëqortimeve për pronarët e veturave me targa ilegale.