Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vazhdohen licencat e federatave sportive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka marrë vendim për vazhdimin e vlefshmërisë së licencave të federatave sportive deri më 31 dhjetor 2021, të cilave u kishte skaduar afati në vitin 2020.

“Në bazë të vlerësimeve, ky vendim është marrë duke konsideruar rrethanat e vështirësuara për zhvillimin e veprimtarisë sportive për shkak të pandemisë COVID -19, dhe njëkohësisht, për krijimin e kushteve të nevojshme për pjesëmarrjen e federatave në Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’ dhe në kampionatet ballkanike, evropiane dhe botërore”, thuhet në njoftimin e MKRS.