Vasolli: LVV pa përvojë në institucione, i duhet bashkëpunimi me LDK-në

Besnik Vasolli, ekspert i çështjes zhvillimore vlerëson se zotimet e partive në fushatë nuk janë tërësisht të realizueshme.

Në Jeta në Kosovë ai foli edhe për një qeveri të mundshme mes LDK-së dhe LVV-së.

Sipas tij partnerëve të koalicionit i duhet bashkëpunim i ngushtë.

“Pres që ata do të tentojnë t’i realizojnë premtimet . Nuk do të jetë lehtë, posaqërisht për LVV e cila nuk ka përvojë në institucione, do ta ketë më të vështirë ti realizojë rekomandimet por nëse arrin një bashkëpunim të ngushtë me LDK-në që ka përvojë në institucione aty mund ta gjejnë një gjuhë të përbashkët”, tha Vasolli.

Sot në Jeta në Kosovë u diskutua për zgjedhjet dhe pritjet nga qeveria e ardhshme.

Pjesë e këtij diskutimi janë: Besnik Vasolli, ekspert i çështjeve zhvillimore, Besa Kabashi-Ramaj, eksperte e sigurisë, Bashkim Ibishi, ekspert për komunitete, Lulzim Emini, ekspert i shëndetësisë, Dafina Krasniqi, Task Forca për Rini dhe Labinot Leposhtica, udhëheqës i zyrës ligjore të KALLXO.com.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: