Vashat e Kosovës shënojnë fitore kundër Armenisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll në kategorinë e vajzave ka shënuar fitore përballë vashave të Armenisë në kuadër të kualifikimeve për botëror.

Edhe përkundër faktit se Kosova dominoi shumicën e kohës ndeshjen goli i fitores erdhi në minutën e 87-të të takimit.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Liridona Syla.

Kosova pas katër ndeshjeve të zhvillura ka katër pikë.