Vasfije Krasniqi Goodman, një nga të paktat kosovare që ka folur hapur për përdhunimin e saj gjatë luftës. Foto: Presidenca e Kosovës.

Vasfije Krasniqi pas votimit të Qeverisë Hoti: E turpshme!

Pas votimit të Qeverisë Hoti, ka reaguar njëra nga viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi.

Ajo përmes një postimi në Twitter, ka shpërndarë një postim të kryeministrit të ri, Avdullah Hotit të vitit 2018, ku ai kishte deklaruar se “LDK-ja nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës”.

Krasniqi e ka shpërndarë atë duke shkruar shkurt “e turpshme”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot qeverinë e re të vendit të koalicionit LDK-AAK-NISMA-Lista Serbe, të drejtuar nga Avdullah Hoti.

Për qeverinë e re kanë votuar 61 deputetë, 24 ishin kundër dhe 1 abstenoi. Në votim morën pjesë 86 deputetë.

Votohet Qeveria e Avdullah Hotit

.