Ilustrim - FOTO - Aksident

Varroset studenti që vdiq në aksident trafiku

28 vjeçari, Genc Gara është varrosurt sot në ora 14:00, në varrezat e Arbërisë në Prishtinë, bëjnë të ditur familjarët e tij.

Genci, ditë më parë u godit nga një veturë në Fushë Kosovë, ndërsa pas disa ditë në gjendje kome ai vdiq në QKUK.

Genc Gara ishte student i dalluar në Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji, shkruan RTK.