Varrosen 5 anëtarët e familjes Bllaca që u gjetën të vrarë në Gjilan

Në Cernicë të Gjilanit sot janë varrosur pesë anëtarët e familjes Bllaca, të vrarë dy ditë më parë në Gjilan.

Në varrim kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve. Në mesin e tyre ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

5 anëtarët e familjes Bllaca janë gjetur të vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tyre në lagjen “Bojanina” në Gjilan.

Dyshohet se anëtarja e kësaj familjeje, Valdete Bllaca, zyrtare policore, ka ekzekutuar me armën zyrtare dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, para se të vriste edhe veten.