Varkat speciale tërheqëse rinisin përpjekjet për ta zhbllokuar Kanalin e Suezit nga një anije super e madhe mallrash

Dhjetëra anije mallrash që transportojnë mallra esenciale mbeten të bllokuara në të dy skajet e Kanalit të Suezit, ndërkohë që përpjekjet ende vazhdojnë për zhvendosjen e një anije 224,000 tonëshe e cila ka bllokuar një nga arteriet ujore më të ngarkuara në botë.

Përpjekjet për të zhvendosur anijen gjigante ‘Ever Given’ rifilluan me batica ditën e enjte, me pesë varka tërheqëse duke punuar për të zhvendosur anijen në ujëra më të thella, sipas të dhënave të gjurmimit të anijes.

Anija e ngarkuar me kontejnerë – e cila është pothuajse aq e gjatë po aq e gjatë sa ndërtesa e Empire State – ngeci në tokë (rërë) të martën pasi u kap nga erërat 40 nyjëshe dhe një stuhi rëre që rezultoi me një shikueshmëri të ulët dhe lundrim të dobët, thanë autoritetet e Kanalit të Suezit të mërkurën.

Anija e madhe, e cila ka përmasa 400 metra të gjatë dhe 59 metra të gjerë, vazhdon të bllokojë tranzitin në të dy drejtimet përmes kanalit kryesor të transportit.

Grafika – Natalie Croker, CNN 

Kompania më e madhe e transportit të kontejnerëve në botë ‘Maersk’ tha të mërkurën se shtatë anije të saj transportues janë prekur.

Katër prej anijeve kanë ngecur në sistemin e kanalit afër, ndërsa pjesa tjetër janë duke pritur për të hyrë në vendkalim, tha kompania daneze ‘Maersk’ përmes një deklarate të saj.

“Maersk është duke e monitoruar në vazhdimësi situatën aktuale në Kanalin e Suezit dhe duke ndjekur nga afër përpjekjet për rilokimin e anijes në fjalë. Svitzer, ofruesi ynë i shërbimeve të rimorkimit dhe sigurisë, po merr pjesë në operacionet aktuale të zhvendosjes siç kërkohet nga Autoriteti i Kanalit të Suezit (SCA) )”, shtoi deklarata.

Kompania e shërbimeve detare GAC lëshoi një komunikatë për klientët brenda natës duke thënë se përpjekjet për të çliruar anijen duke përdorur anije tërheqëse po vazhdojnë ende, por që kushtet e erës dhe madhësia e anijes po paraqesin pengesa për operacionin.

Grafika: Henrik Pettersson, CNN

Softueri për përcjelljen e anijeve i shfaq pesë varka tërheqëse përreth Ever Given dhe tre sosh të tjera që po shkojnë në atë drejtim. Sidoqoftë, sinjali GPS i anijes ka treguar vetëm ndryshime të vogla në pozicionin e saj gjatë 24 orëve të fundit.

Disa dhjetëra anije, duke përfshirë anije të tjera të mëdha kontejnerësh, cisterna që transportojnë naftë dhe gaz, dhe anije me shumicë që transportojnë drithëra janë pozicionuar në të dy skajet e kanalit për të krijuar një nga bllokimet më të këqija të anijeve të parë për vite me radhë.

Afërsisht 30% e vëllimit të kontejnerëve të transportit botëror kalon tranzit nëpër 193 kilometra (120 milje) Kanalin e Suezit çdo ditë, dhe rreth 12% të tregtisë totale globale të të gjitha mallrave.

Imazh satelitor nga Planet Labs Inc. tregon Ever Given të bllokuar në Kanalin Suez të Martën.

Ekspertët e transportit detar thonë se nëse bllokimi nuk mund të pastrohet brenda 24 deri në 48 orëve të ardhshme, disa kompani transporti mund të detyrohen t’i ri-drejtojnë anijet e tyre rreth majës jugore të Afrikës, gjë që do t’i shtonte rreth një javë më shumë udhëtimit të tyre.

Mirëpo kryetari i Autoritetit të Kanalit të Suezit deklaroi për media se pavarësisht bllokimit, disa ngarkesa ishin në gjendje të lëviznin në jug dhe përpjekjet për të zhvendosur anijen Ever Given do të vazhdojnë ende.

 

Përkthyer nga: Nuhi Shala