Varianti i ri i coronavirusit arrin në Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se varianti i ri i coronavirusit ka arritur në Serbi.

“Lloji britanik i coronavirusit arriti në Serbi, unë jam shumë i frikësuar. Një udhëtar nga Londra në Serbi solli coronavirusin në territorin e vendit”, tha ai.

“Dhe Dr. Kon, Pelemis, Darija Kisic, Srdja Jankovic kanë të drejtë… Unë dua t’ju informoj se një lloj i ri i coronavirusit ka mbërritur në Serbi, ne kemi të dhëna zyrtare. Unë jam i frikësuar, prandaj jemi duke u ngutur me vaksinimin. Në mëngjes ministri Loncar më informoi për këtë”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se pacientja doli negative në testin PCR pasi hyri në vend, dhe se ajo pati simptoma të lehta pak më vonë, ndërsa burri i saj ka simptoma më të rënda, raporton B92.

Megjithëse varianti i ri i virusit është shfaqur në Serbi, Vuçiq thotë se tani për tani nuk do të ketë “izolim total” që ekzistojnë në Gjermani, Britani të Madhe, Francë për shkak të variantit të ri të virusit.

“E rëndësishme është që ne e zbuluam atë, regjistruam të gjitha kontaktet, e rrethuam, e izoluam atë dhe që sot shpresojmë të themi se arritëm ta kapim. Sepse nëse përhapet, është ferr”, tha ai.

Vuçiç vuri në dukje se ishte e rëndësishme që Instituti Torlak bëri një punë të mirë dhe se lloji i ri u zbulua me kohë, në mënyrë që të gjitha kontaktet të izoloheshin.

Ai deklaroi se nuk është e mundur të parandalohen hyrjet e reja në vend.

Kjo është arsyeja pse, thotë ai, është e rëndësishme të vazhdohet me vaksinimin, i cili, shton ai, është gjithashtu efektiv kundër variantit të ri.

Vuçiq tha se problemi është se si do t’i marrin njerëzit vaksinat dhe se varianti i ri është i tmerrshëm.

“Unë fola me njerëz të rëndësishëm në Londër, stomaku m’u kthye përmbys”, potencoi Vuçiq.

Vuçiq njoftoi se sot do të jenë 32 mijë njerëz në një milion të vaksinuar dhe brenda një dite Serbia do të jetë të dyta në Europë.

“Mbretëria e Bashkuar është bindshëm e para në botë, por nuk ndihmon kur është një virus i tmerrshëm. Nuk ia vlen, i vret ata jashtëzakonisht”, tha ai.