Varhelyi: Kosova do t’i pranoj rreth 100 mijë vaksina nga Pfizer/BionNtech

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian Oliver Varhelyi, është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të cilin kanë vizituar sallën “1 tetori” në Prishtinë, vendin ku është duke vazhduar vaksinimi me Pfizer/BioNtech për gjithë personelin shëndetësor në nivel vendi.

Varhelyi para mediave tha se në shtetet e Ballkanit Perëndimor do të sjellin 610 mijë vaksina Pfizer/ BionNtech, dhe rreth 100 mijë prej tyre do të ndahen për Kosovën.

“Është një ditë e jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor dhe është një ditë e mrekullueshme për Kosovën. Ka qenë një detyrë e rëndë për t’i marr vaksinat, por ja ku janë jemi, duke i sjellë 610 mijë vaksina në Ballkanin Perëndimor. Kosova do t’i pranoj gati 100 mijë vaksina nga Pfizer/ BionNtech”, tha ai.

Komisioneri gjithashtu ka potencuar se pandemia COVID-19 do të përfundojë atëherë kur të gjithë të jenë të vaksinuar.

Falënderues për kontingjentin e vaksinave është shprehur kryeministri Kurti.

“Kjo sasi e parë e vaksinave Pfizer, e kësaj pakoje të dërguar nga Bashkimi Evropian, përveç që është shpresëdhënëse, na bënë mirënjohës për përkrahjen e BE-së në përpjekjet tona për një mjedis sa më të sigurt, jo vetëm për qytetarët por edhe për të mirëpritur qytetarët Bashkimit Evropian”, potencoi ai.

Kurti po ashtu theksoi se “kjo simbolikë me shumë vlerë na jep besimin se rrugëtimi jonë shumë i nevojshëm dhe i qartë drejtë BE-së, është i mbushur me miq ndër të cilët sot do të nderoja dhe veçoja shtetin austriak së bashku me ambasadën e Austrisë në Kosovë e cila ishte lehtësuese në këtë proces”.

Mbrëmë Kosova është furnizuar me 4,680 vaksina Pfizer/BioNtech, vaksina kundër COBIV-19. Këto vaksina janë të destinuara vetëm për personelin shëndetësor të cilët nuk kanë arritur të vaksinohen nga kontingjenti i parë i vaksinave “AsteaZeneca” për arsye shëndetësore të cilët duhet ta dëshmojnë në kohën kur arrijnë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku do të bëhet vaksinimi i gjithë stafit shëndetësor në nivel vendi.

MSh thotë se javën tjetër pritet furnizimi me vaksina ‘AstraZeneca’