Varhelyi e Gërvalla flasin për sfidat në Ballkan

Në kuadër të Forumit BE-Ballkan që po mbahet në Sofje të Bullgarisë, komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, takoi sot ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Lajmin e ka bërë të ditur Varhelyi përmes një postimi në Twitter.

“Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ballkanit Perëndimor, përdorimi i mundësive të ofruara nga EIP dhe përparimi në dialogun Beograd-Prishtinë janë objektivat tona të përbashkëta, ndërsa trajtojmë efektet e luftës në Ukrainë”, ka shkruar ai.