Gjakova: Foto: Atdhe Mulla

Vapa në Kosovë, temperatura më e lartë sot u regjistrua në Gjakovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperatura më e lartë është regjistruar në Gjakovë me 38.4 gradë Celsius.

Sipas IHMK-së, temperaturat maksimale të regjistruara nëpër disa qendra meteorologjike të rrafshit të Kosovës dhe Dukagjinit ishin: Gjakovë 38.4 C, Prizren 36.1 C, Istog 36.0 C , Malishevë 36.1 C, Prishtinë 36.1 C, Kamenicë 37.0 C.

Sipas Instituti, gjatë dy ditëve të ardhshme, masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius.