Valmir Elezi: Listën me kandidatët që nuk mund të certifikohen, iu takon ta bëjnë publike subjektet politike

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se KQZ-ja ka njoftuar se janë 47 kandidatë nga rreth 1 mijë e 80, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit.

Por sipas tij për kandidatët të cilët nuk mund të certifikohen ju takon subjekteve politike ti bëjnë publik këta emra.

“KQZ respektivisht zyra për regjistrim të partive paraqet në mbledhje të KQZ-së rekomandime sa ju përket kandidatëve që janë për tu certifikuar dhe për kandidatët që nuk mund të certifikohen. Ndërkaq besoj se ju takon subjekteve politike ti bëjnë publike këta emra”, tha Elezi.

 

KGjK i kthen përgjigje KQZ-së rreth kandidatëve të dënuar nga Gjykatat