Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Valdete Daka në konferencë për media pas shkarkimit

Një ditë pas shkarkimit nga ana e presidentes, Vjosa Osmani, kryetarja e KQZ-se, Valdete Daka, sot do të mbajë konferencë për media.

Sipas informacioneve, konferenca pritet të mbahet në ora 11:00.

Shkarkimi i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, nga presidentja Vjosa Osmani ka ‘trazuar ujërat’ në skenën politike.

Për këtë i menjëhershëm ka qenë reagimi i partive opozitare, PDK, LDK, i shoqërisë civile dhe zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

BE ka thënë se se është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe të ruhet pavarësia e KQZ-së.

Presidentja Vjosa Osmani dje njoftoi se e ka liruar nga detyra kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Pas shkarkimit të Dakës, Osmani emëroi Kreshnik Radoniqin kryetar të ri të KQZ-së, i cili është gjyqtar në Departamentin special të Gjykatës së Apelit.

 

Shkarkimi i Valdete Dakës ‘trazon ujërat’ në skenën politike