Valdete Daka flet për vjedhjen e votave brenda kandidatëve të subjektit të njëjtë

Kryesuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dhënë një analizë të saj lidhur me problematikën e të ashtuquajturave vjedhje të votave brenda sojit.

E ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë”, Daka ka folur për ankesat e disa kandidatëve nga partitë politike që janë ankuar për vjedhje të votave brenda partisë.

Daka tha se ky lloj manipulimi ka qenë prezen në shumë zgjedhje.

“Kjo ka ndodhur gjithmonë, në të gjitha zgjedhjet dhe gjithmonë rezultatet janë vonuar për shkak të ankesave. Analiza ime është që edhe partitë janë shumë të fokusuara te vota e tyre, në momentin që vota e tyre është e sigurt atëherë nuk e kanë shumë problem që kandidatëve iu merren votat, i merren një kandidati e i shtohen një tjetri, pra nuk është në fokusin e partive, unë e di që partitë kanë presion nga kandidatët”, tha Daka

Ajo gjithashtu konsideroi se kandidatët në këto zgjedhje kanë qenë më të zëshëm pasi sipas saj e kanë parë se kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur votën e tyre.

Lidhur me zgjedhjet e 6 tetorit dhe sfidat që e kanë përcjellur procesin e numërimit flasin:: Valdete Daka nga KQZ, Florent Spahija nga Demokracia në Veprim,  Laura Pula nga Prokuroria e Kosovës dhe Gyltene Sylejmani nga PZAP.