Valdet Sadiku do të zëvendësojë Vlora Çitakun në ShBA

Ish- Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se atë do ta zëvendësojë në Ambasadën e Kosovës në Amerikë, Valdet Sadiku.

“Për të gjithë miqtë dhe kolegët e mi në DC, takoni ambasadorin Valdet Sadiku i cili do të marrë drejtimin e Ambasadës së Kosovës në ShBA. Unë kam pasur kënaqësinë të punoj me Valdet në kapacitete të ndryshme dhe një vend në rreshtin e parë për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij”, thuhet në postimin e Vlora Çitakut.

Kujtojmë se mandati i Çitakut ka përfunduar dhe ajo është kthyer në Prishtinë