Valbon Krasniqi: Shumë shpejt Spitalet e Kosovës do të pajisen me rezervoar oksigjeni
Në këtë kohë pandemie kur oksigjeni ka qenë i nevojshëm për pacientët e infektuar me SARS-CoV-2, spitalet në Kosovë kanë qenë të rrezikuara të mbesin pa oksigjen.
Ushtruesi i Detyrës i Drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se spitalet e Kosovës shumë shpejtë do të furnizohen me rezervoar oksigjeni.
“Një nga sfidat më të mëdha gjatë kësaj pandemie, jo vetëm për Kosovën por edhe për shtetet tjera, problemit të furnizimit me oksigjen po i vie fundi. Shumë shpejt Spitalet e Kosovës do të pajisen me rezervoar oksigjeni”, ka shkruar Krasniqi në facebook.
Tutje, ai ka njoftuar se spitai rajonal në Gjilan nga java e ardhshme do i shtohet rezervoari me oksigjen, “për të vazhduar pastaj me Gjakovë, Pejë , e kështu me radhë në të gjitha Spitalet”, ka shkruar Krasniqi.
Sipas tij, furnizimi me rezervoar oksigjeni do të ua lehtësoj punën stafit shëndetësorë.
Tash e një vitë bota është duke u përballur me pandeminë COVID-19, ndërsa në Kosovë rasti i parë i infektimit u shënua më 13 mars 2020.
Që nga ajo kohë e deri më tani në nivel vendi janë regjistruar 50.405 raste me coronavirus, prej tyre 39.134 janë shëruar, ndërsa 1.305 kanë vdekur.
80,576,408 persona janë infektuar me coronavirus apo COVID-19 në nivel global.
Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.
Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.