Valbon Krasniqi: Shumë shpejt, IVF do të ofrohet në QKUK

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot kanë vizituar Shërbimin Spitalor Klinikë Universitar të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Valbon  Krasniqi, para të pranishëmve foli për rritje të kapaciteteve nëpër institucionet shëndetësore publike.

Ai tha se së shpejti Klinika e Gjinekologjisë, do të ofrojë shërbimin e frytnimit artificial të asistuar, IVF, në Klinikën e Gjinekologjisë.

“Shumë shpejt ne do të kemi frynimin e asistuar artificial nëpër institucionet tona publike gjegjësisht në Klinikën e Gjinekologjisë. Unë javën e kaluar kam nënshkruar procedurat për fillimin e adaptimit të hapësirave ku do të kryhet ky shërbim i njohur si IVF”, tregoi Krasniqi.

Tutje, ai tha se MSh ka marrë vendim që ndërtesa e Klinikën Emergjente do të destinohet për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në rast se paraqitet vala e re e infeksionit.

Në këtë takim gjithashtu u paralajmërua një riorganizim i tërësishëm në sistemin shëndetësor në Kosovë.

Paralajmërohet riorganizim i tërësishëm në sistemin shëndetësor në Kosovë