Valbon Krasniqi rezulton pozitiv me COVID-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, është infektuar me sëmundjen COVID-19.

Ka qenë vet Krasniqi që ka njoftuar përmes një postimi në rrjete sociale.

“Qytetarë të nderuar, sot edhe unë rezultova pozitiv me COVID-19. Ditët në vijim do të jem në vetizolim duke respektuar të gjitha rekomandimet. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal. Ju lutem kujdes virusi ekziston!”, shkroi Krasniqi.

Qeveria e Kosovës ka marrë sot masa të reja kundër COVID-19.

Krahas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e veçanta kundër COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marrë vendim edhe për karantim të 7 komunave të Kosovës gjatë fundjavës.

Përmes këtij vendimi, ndalohet hyrja/dalja e qytetarëve dhe automjeteve private prej orës 20:00 të ditës së sotme deri në orën 05:00 të ditës së hënë, në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes.

Kjo vlen për të gjithë, përveç:

1.1. Personelit shëndetësor dhe personelit të sigurisë;

1.2. qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim, dhe shitje të mallrave esenciale ushqim, barna për njerëz dhe kafshë e shpezë);

1.3. operatorëve ekonomik dhe transpoti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zingjirit të furnizimit;

1.4. kompanitë ndërtimore dhe operatorët që kryejnë punë publike;

Përmes këtij vendimi obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19.

Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore komfor Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Vendimi hyn në fuqi ditën e sotme.

“Çdo komunë tjetër që hynë në zonë në të kuqe të infeksionit për kokë banori (sipas hartës), do të ketë masë të njejtë”, theksohet në vendimin e Qeverisë.Sot në Kosovë janë regjistruar 732 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, prej tyre 316 në Prishtinë.

Shtatë komuna të Kosovës në karantinë gjatë fundjavës