U.D. i ShSKUK, Valbon Krasniqi. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Valbon Krasniqi: Nëse vazhdon ky trend i të spitalizuarve, brenda muajit mars do t’i tejkalojmë kapacietet e planifikuara
Alarmante janë shifrat e rasteve pozitive me COVID-19 të regjistruara por edhe numri i pacientëve të cilët po kërkojnë tretman mjekësor nëpër spitalet rajonale e klinikat COVID-19.
I shqetësuar për këtë gjendje u shpreh edhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.
Ai sot në takimin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës Epidemiologjike në vend, ka potencuar se nëse vazhdohet rritja e pacientëve për tretman mjekësor nëpër klinika e spitale ekziston mundësia që të gjitha kapacitetet të shfrytëzohen.
“Nëse vazhdon ky trend i rritjes së të spitalizuarve kjo nënkupton se mbase brenda muajit mars do të tejkalohen kapacitetet e planifikuara dhe ne si ShSKUK i bëjmë thirrje këtij komiteti dhe Qeverisë, të mendojë seriozisht edhe për alternativa tjera për të rritur kapacitetet me shtretër”, ka treguar ai.
“Nuk kemi spital rezervë nuk kemi spital të veçantë të COVID-it dhe çdo pacientë i dyshuar apo i konfirmuar me sëmundjen e COVID-it do t’i zë shtratit një pacienti tjetër”, shtoi tutje.
Janë 789 pacientë që sot duke u trajtuar në pesë klinikat për COVID-19 në QKUK dhe në shtatë spitalet rajonal në vend.
Krasniqi gjatë mbledhjes së komitetit, bëri krahasimin e numrit të të spitalizuarve më 1 mars dhe sonte, ai tha “më 1 mars kemi pas 528 pacientë të shtrirë e tani i kemi 270 pacientë më tepër”.
Në Kosovë brenda 24 orëve janë regjistruar 828 raste pozitive me coronavirusim, tetë të tjerë kanë vdekur.
Vaksinat anti-COVID vijnë shpejtë thotë Zemaj, por nuk tregon kur dhe prej nga