Valbon Krasniqi: Në Prishtinë sillen më shumë raste që kanë nevojë për trajtim të avancuar

Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të shërbimit spitalor gjatë vizitës së Presidentit Thaçi në Klinikën Infektive foli më shumë lidhur me organizmin e kësaj klinike si dhe kapaciteteve që kanë.

“Kemi nevojë për rritje të kapacitetit të shtretërve dhe riorganizim të stafit. Deri tani kemi në dispozicion 700 shtretër në QKUK dhe spitalet rajonale, prej tyre 270 janë në QKUK si dhe kemi rritur personelin shëndetësor si shkak i nevojës,” tha Krasniqi.

Krasniqi tutje shtoi se në QKUK sillen vetëm ata që janë në gjendje më të rëndë, kurse rreth 330 pacinetë të tjerë po trajtohen nëpr spitale rajonale.

“Më shumë se gjysma e të shtruarëve në spital janë nëpër spitale rajonale, kurse në QKUK sillen më shumë ata që kane nevojë për trajtim të avancuar, kryesisht me sëmundje shoqëruese,” shtoi tutje Krasniqi.

Krasniqi tha se stafi tash e gjashtë muaj janë të stërlodhur dhe kanë nevojë edhe për motivim dhe përkrahje nga qeveria.