Valbon Krasniqi: Do të funksionalizohet edhe kati tjetër i Neurologjisë nëse ka rritje të rasteve me COVID-19

Rritja e rasteve ka bërë që të mendohet alternative tjetër se ku do të shtrihen pacientët me COVID-19 në rast se nuk do të ketë më vend në Klinika tjera në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorisë në Shërbimin Klinikë Universitarë të Kosovës, Valbon Krasniqi, tha se në rast se do të ketë rritje të pacientëve të cilët kanë nevojë të hospitalizohen do e shfrytëzojnë edhe katin tjetër në Klinikën e Neurologjisë.

“Do të funksionalizohet edhe kati tjetër i Neurologjisë, nëse rritet numri i rasteve”, tha Krasniqi në një intervistë për T7.

Ndërsa sa i përketë vonesave të rezultateve për COVID-19 tha se është kompetencë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjithashtu, ai theksoi se vonesat e rezultateve varen edhe nga ecuria e sëmundjes dhe në momentin që merret mostra duhet të pritet disa ora për rezultat.

Sot në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 276 persona nga 404 mostrave të marrura, dhe 153 të tjerë janë shëruar.

Vetëm brenda 24 orëve tetë persona kanë vdekur si pasoj e COVID-19.

7413 raste me SARS- CoV-2, janë regjistruar në nivel vendi, 4027 janë shëruar dhe 185 kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 3201.

Rekord i ri me raste pozitive me COVID-19 në Kosovë