Vala sqaron se pse pati probleme me internetin

Telekomi i Kosovës ka sqaruar në lidhje me problemet teknike që janë ballafaquar sot gjatë ditës operatorët telefonikë në Kosovë.

Vala ka treguar se problemi që është shfaqur sot është përtej Telekomit të Kosovës.

“Telekomi i Kosovës, por edhe operatorë të tjerë në vend, janë ballafaquar pasditen e sotme me probleme teknike që kanë shkaktuar mungesë të internetit. Ky problem është përtej Telekomit të Kosovës dhe si i tillë është trajtuar më orë të tëra nga ekipet teknike. Tashmë ekipet teknike kanë gjetur një zgjidhje për të rikthyer shërbimin e internetit dhe sistemi ka filluar të normalizohet”, thuhet në njoftimin e Valës.