Vaksinohen me Pfizer afër 2,000 profesionistë shëndetësorë

Menaxheri i Qendrës së Imunizimit në sallën “1 tetori”, Niman Bardhi, ka thënë se afër 2,000 profesionistë shëndetësorë janë vaksinuar me vaksinën Pfizer.

“Sot është dita e tretë me radhë e fazës së dytë të vaksinës Pfizer, ku deri me tani janë vaksinuar mbi 300 profesionistë shëndetësor në nivel vendi, sepse duhet të kemi parasysh që vaksinimi nuk është vetëm nga profesionistët nga Prishtina, por në nivel vendi. Nga totali kemi arritur te numri rreth 1,900 ky numër do të rritet më tutje gjatë punës në vazhdim, ku vetëm dje për orarin sa kemi punuar nga ora 08:00 e deri në 19:30 me pesë ekipe paradite dhe pesë pasdite”, ka thënë Bardhi.

Bardhi ka thënë se ka pasur interesim edhe të të moshuarve për vaksinim por që me mirëkuptim nuk kanë kundërshtuar dhe janë larguar.

“Faleminderit nga gjithë kategoritë e të moshuarve të cilët kanë qenë shumë te mirëkuptuar dhe nuk kanë kundërshtuar, duke pasur parasysh që këto vaksina janë paraparë vetëm për personelin shëndetësor”, përfundoi ai.

Këto vaksina janë të dedikuara vetëm për punëtorët shëndetësorë pas donacionit të Bashkimit Evropian.

Interesim i lartë i punëtorëve shëndetësorë për ta marrë vaksinën Pfizer