Vaksinimit kundër COVID-19 ulë rrezikun e shtimit të infeksioneve

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët në të gjithë vendin që të vaksinohen kundër COVID-19 në mënyrë që të ulet rreziku për shtim të infeksioneve.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se vaksinimi ulë rrezikun edhe për hospitalizim të qytetarëve deri në shkallën 84 për qind.

“Koha për VAKSINIM është TANI, për të shmangur rrezikun e shtimit të infeksioneve të reja, reduktimin e hospitalizimeve dhe fataliteteve”, thuhet në kërkesën e Ministrisë të bërë në “Facebook”.

Kohëve të fundit interesimi për vaksinim ka rënë dukshëm nëse bëhen krahasime me muajin korrik dhe gusht, në anën tjetër vendi është duke u rrezikuar nga varianti i ri “Omicron” i cili ka filluar të përhapet në shumë vende të botës.

Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se 2 mijë e 142 qytetarë janë vaksinuar në nivel vendi.

“Deri më sot 762 mijë e 675 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim apo 47 për qind e qytetarëve janë të vaksinuar me dy doza.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë një person konsiderohet i vaksinuar vetëm pas marrjes së dy dozave të vaksinave kundër COVID-19.

Të gjithë qytetarët në Kosovë mund të vaksinohen në cilën do nga qendrat e vaksinimit në vend pavarësisht cilës komunë apo shtetësi i përkasin.
Me masat e reja për parandalim të përhapjes së infeksionit Ministria e Shëndetësisë ka mundësuar vaksinimi e të gjithë personave të cilët vijnë nga shtetet tjera në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në Kosovë janë në dispozicion dy lloje të vaksinave, “Pfizer” dhe “AstraZeneca”.

Kosova dhe ballafaqimi me variantin ‘Omicron’