Vaksinat e vonuara kineze arrijnë në Turqi

Dërgesa e vonuar e vaksinave për COVID-19 nga Kina ka arritur në Ankara të premten në mëngjes, 19 ditë më vonë sesa që ishte parashikuar, raporton Balkan Insight.

Dërgesa e parë përmban tre milionë doza të vaksinës dhe do të testohet nga autoritetet turke për 14 ditë, para se të fillojë procesin e vaksinimit në gjithë vendin.

“Aeroplani që bart vaksinat tona arriti në Aeroportin Esenboga. Testimi 14 ditor i vaksinës do fillojë menjëherë në institutin e mjekësisë dhe së Turqisë,” tha ministry i shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter.

Qeveria turke planifikon të administrojë dozat  e para tek punëtorët shëndetësorë dhe personat mbi 65 vjeç, që do ndiqet pastaj nga ata mbi 50 vjeç, që gjithashtu vuajnë nga së paku një sëmundje kronike, sidomos ata që janë në sektore të veçanta dhe ambient me rrezik të lartë.

Turqia ka blerë 50 milionë doza të vaksinës së Kinës, CoronaVac, por vendi është duke negociuar edhe për blerje të vaksinave tjera.