Ilustrim

Vaksinat COVID - Cilat vende po i vaksinojnë fëmijët mbi 12 vjeç dhe si po bëhen krahasimet e tyre?

Gara e vaksinës kundër COVID-19 është përqëndruar në mbrojtjen e të moshuarve dhe të pambrojturve mjekësorë para se të kalojë gradualisht në pjesën tjetër të popullsisë së rritur.

Bazuar në shifrat e fundit të BE-së, 77.7 përqind e popullsisë së rritur në bllokun e BE-së e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës dhe ka shifra të ngjashëm për pjesën tjetër të Evropës. Pra, pyetja tani shtrohet, kush tjetër?

Qëllimi është zhvendosur në vaksinimin e sa më shumë fëmijëve që të jetë e mundur për të tentuar dhe reduktuar përhapjen e infeksionit dhe varianteve në shoqëri.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) miratoi përdorimin e vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12-15 vjeç në maj të këtij viti, vaksina e parë COVID-19 së cilës iu dha një miratim i tillë nga BE.

Miratimi u bazua në një studim ku u përfshinë 2,259 fëmijë në grupmoshë i cili tregoi se përgjigja e tyre imune ishte e krahasueshme me ata në grupmoshën 16-25 vjeç.

Asnjë nga fëmijët që morën vaksinën nuk u infektuan me COVID-19, krahasuar me 16 të tjerë të cilët u inektuan me COVID-19 pasi morën një placebo (Placebot e zakonshme përfshijnë tableta inerte, injeksione inerte, kirurgji mashtruese dhe procedura të tjera).

EMA miratoi vaksinën Moderna për përdorim në grupmoshën 12-17 muajin tjetër. Këtë herë, një studim i 3,732 fëmijëve në këtë grupmoshë të veçantë tregoi se asnjë nga ata që morën vaksinën nuk u infektua me COVID-19 në krahasim me katër në grupin placebo.

A do të duhej që fëmijët të marrin një vaksinë kundër COVID?

Ka pasur një debat mbi meritat e vaksinimit të fëmijëve që nuk kanë kushte themelore pasi shanset që ata të zhvillojnë një sëmundje të rëndë nga COVID-19 janë mjaft të ulëta, dhe kjo duhet të balancohet kundër efekteve anësore të mundshme të vaksinës.

EMA pranoi se numrat e kufizuar në të dy studimet nënkuptonin se ata nuk mund të zbulonin efekte anësore të rralla. Sidoqoftë, ata arritën në përfundimin se përfitimet e vaksinave për këtë grupmoshë më të re tejkaluan çdo negativ potencial.

Gjithashtu ka pasur një shqetësim për rastet e miokarditit dhe perikarditit pas administrimit të vaksinave të ARNi.

Një artikull i publikuar nga Harvardi në muajin korrik raportoi se kishte pasur 1.000 raste pas 300 milionë vaksinimeve në SHBA pas dozave Pfizer ose Moderna. Shumica e rasteve ishin tek adoleshentët ose të rinjtë.

Artikulli thotë gjithashtu se 79 përqind e këtyre rasteve tek të rinjtë konsideroheshin raste të lehta.

Pavarësisht se vaksinat janë miratuar për fëmijët 12-18 vjeç nga Rregullatori Evropian i Barnave gjatë dy muajve të fundit, jo të gjitha qeveritë e BE-së apo agjencitë shëndetësore kanë ndjekur shembullin e saj.

Megjithatë, shumë vende kanë filluar t’i hapin programet e tyre të vaksinimit për fëmijët mbi moshën 12 vjeç. Ja edhe krahasimi i tyre:

Përqindja e fëmijëve 12-18 vjeç që kanë marrë të paktën një dozë vaksine në shtete të caktuara të Evropës. Flourish

Mbretëria e Bashkuar

Programi i vaksinimit për personat nën 18 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar së funksionuari në pjesë të caktuara të vendit. Katër qeveritë e transferuara kanë pasur qasje pak më të ndryshme.

Të gjithë adoleshentëve të moshës 16 dhe 17 vjeç në Angli kanë filluar t’u ofrohen vaksina që nga 23 gushti, ndërsa fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç të cilët janë klinikisht të prekshëm nga COVID-19 ose jetojnë me të rriturit të cilët janë në rrezik të shtuar nga sëmundje serioze nga virusi  u është dhënë e drejta. 

Në Irlandën Veriore, 16 dhe 17 vjeçarët tashmë kanë qenë të kenë qasjenë  vaksinë për disa javë.

Kur bëhet fjalë për grupmoshën 12-15 vjeç të cilët nuk janë klinikisht të prekshëm nga COVID-19, Mbretëria e Bashkuar tani duket se do ta zgjerojë qarkullimin për t’i përfshirë edhe ata.

Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) rekomandoi më 3 shtator që të mos vaksinohen fëmijët e moshës 12-15 vjeç. Ata besojnë se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të rekomanduar zgjerimin e përhapjes në atë grup.

Ata arritën në përfundimin se me vetëm dy në çdo milion fëmijë të shëndetshëm që kishin nevojë për trajtim intensiv për COVID-19, përfitimet e vaksinimit ishin “të pamjaftueshme për të mbështetur një ofertë universale”.

Sidoqoftë, komiteti në fjalë i la derën hapur ministrave për të ndjekur ndonjë opsion tjetër. Ata argumentuan se nuk është brenda kompetencave të tyre të marrin në konsideratë çështje më të gjera siç është efekti në sektorin e arsimit dhe thanë se ministrat mund të kërkojnë këshilla nga vende të tjera.

Katër Zyrtarët Kryesorë Mjekësorë (ZKM) u konsultuan ndërmjet vete dhe më 13 shtator ata rekomanduan që të gjithë personat 12 deri në 15 vjeç të marrin dozën e parë të një vaksine COVID-19, duke përmendur përfitimin e shmangies së ndërprerjes në arsim.

ZKM-të thanë se vaksinimi i fëmijëve mund të zvogëlojë ndalimin në shkolla dhe se “në ekuilibër siguroni avantazhe të mjaftueshme shtesë … për të rekomanduar në favor të vaksinimit të këtij grupi”.

“(ZKM-të e Mbretërisë së Bashkuar) prandaj rekomandojnë për arsye të shëndetit publik që ministrat të zgjerojnë ofertën e vaksinimit universal me dozën e parë të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e moshës 12-15 vjeç që nuk janë mbuluar tashmë nga këshillat ekzistuese të JCVI, ” ishte deklarata e bërë nga ZKM përmes një letre.

Qeveria duhet të tregojë zyrtarisht nëse do të ndjekë këshillën e ZKM-ve, megjithëse disa ministra kanë shprehur më parë mbështetje për vaksinimet për fëmijët.

ZKM-të gjithashtu thanë se dozat e dyta nuk do t’i ofrohen grupmoshës, të paktën, deri  në pranverë pasi ata do të presin që të dhënat të grumbullohen ndërkombëtarisht.

Italia

Qëllimi i Italisë ka qenë të vaksinojë sa më shumë adoleshentë të jetë e mundur pasi ata iu kthyen bankave shkollore në muajin shtator. Aktualisht, 62.43 përqind kanë marrë një dozë dhe 44.95 përqind janë plotësisht të vaksinuar, sipas raportit mbi vaksinën të qeverisë italiane të datës 13 shtator.

Që nga 16 gushti, fëmijët e moshës 12-18 vjeç mund ta marrin një vaksinë pa ndonjë prenotim në një përpjekje për të rritur vaksinimin.

Vaksina Pfizer u autorizua për personat 12 deri në 15 vjeç në fund të majit, me prenotime në shumicën e rajoneve duke filluar në muajin korrik, ndërsa vaksina Moderna u miratua për personat 12 deri në 17 vjeç në fillim të gushtit.

Gjermania

Në Gjermani, fillimisht, vaksinat u rekomanduan vetëm për fëmijët me sëmundje shoqëruese, por në vazhdën e përhapjes së variantit Delta, më 16 gusht u vendos që të ofrohej një vaksinë për të gjithë fëmijët mbi 12 vjeç.

Komiteti STIKO – trupi ekspert që këshillon qeverinë gjermane për vaksinat – tha në një deklaratë se vendimi erdhi pas ekzaminimit të të dhënave të reja të sigurisë, veçanërisht nga SHBA, pas vaksinimit të rreth 10 milion adoleshentëve.

Ata thanë se duke pasur parasysh “gjendjen aktuale të njohurive, avantazhet e vaksinimit tejkalojnë rrezikun e efekteve anësore shumë të rralla të vaksinës”.

Ka pasur shqetësime për miokarditin, inflamacionin shumë të rrallë të muskujve të zemrës që ndërlidhej me vaksinimin, veçanërisht tek meshkujt e rinj të vaksinuar.

Sidoqoftë, STIKO tha se shumica e këtyre njerëzve janë hospitalizuar dhe janë trajtuar  me sukses. Ata gjithashtu nënvizuan rrezikun e përgjithshëm të vetë COVID-19 për shëndetin kardiak.

Gjermania deri më tani i ka 36.7 përqind të fëmijëve të moshës 12-17 vjeç të vaksinuar me një dozë dhe 25.8 përqind plotësisht të vaksinuar, sipas shifrave të qeverisë më 12 shtator.

Irlanda

Irlanda ka pasur një vaksinim jashtëzakonisht të lartë në popullatën e rritur.

92.6 përqind e të rriturve mbi 18 vjeç kanë marrë një dozë vaksine ndërkohë që 90.2 përqind janë vaksinuar plotësisht.

Irlanda është përqëndruar kryesisht në vaksinimin e fëmijëve javët e fundit. Portali për regjistrimin e një fëmije të moshës 12-15 vjeç përvaksinim u hap më 11 gusht dhe kishte mbi 75,000 prentime të bëra vetëm brenda 48 orëve të para.

90.2 përqind e njerëzve mbi moshën 12 vjeç kanë marrë një dozë dhe 85.1 përqind i kanë marrë të dyja, sipas shifrave nga shërbimi shëndetësor irlandez më 13 shtator.

Polonia

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), 19,523,117 polakë e kanë marrë të paktën një dozë dhe 19,096,932 janë vaksinuar plotësisht, që nënkupton rreth gjysma e popullsisë së Polonisë.

Pfizer dhe Moderna janë miratuar të dyja për fëmijët mbi 12 vjeç, me të parën që u miratua në muajin qershor. Sipas autoriteteve shëndetësore polake më 14 shtator, 1.4 milion doza vaksinash janë administruar për fëmijët e moshës 12-17 vjeç.

Ky është një vaksinim shumë i ulët dhe vaksinimet do të përhapen nëpër shkolla. Megjithatë, është raportuar se ka entuziazëm të ulët edhe për këtë vendim.

Franca

Franca ishte një nga vendet e para që mori vendim për vaksinimin e banorëve mbi 12 vjeç, duke e bërë këtë më 15 qershor.

68 për qind e fëmijëve 12-17 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, sipas shifrave të publikuara nga Santé Publique France më 12 shtator, ndërsa 56 për qind janë plotësisht të vaksinuar.

Nga fundi i shtatorit, për banorët nën 18 vjeç do të kërkohet të përdorin kartën shëndetësore franceze. Kjo leje vërteton statusin e vaksinës së mbajtësit ose konfirmon se ata janë testuar brenda 72 orëve të fundit dhe është e nevojshme për të pasur qasje në vende të tilla si kinema ose restorante.

Ndërkohë që është provuar të jetë e diskutueshme, një vendim i këtillë ka bërë që shumë banorë të përfshihen në marrjen e vaksinës.

Një qendër vaksinimi në Paris, Francë. AP

Spanja

Sipas raportit të fundit shëndetësor të Ministrisë Spanjolle të Shëndetësisë nga 13 Shtatori, 79.2 përqind e afërsisht 3.9 milion fëmijëve 12 deri në 19 vjeç në Spanjë kanë marrë tashmë dozën e parë të një vaksine COVID-19, dhe 58.4 përqind janë plotësisht të vaksinuar.

Vendimi nëse do të ofrohet apo jo vaksina për ata nën 18 vjeç bie nën autoritetet rajonale. Si rezultat, zona të ndryshme filluan të ofrojnë vaksina në periudha të ndryshme.

Danimarka

Autoritetet Shëndetësore Daneze i dhanë dritën jeshile vaksinimit të fëmijëve të moshës 12-15 vjeç në muajin qershor, me vaksinimet që filluan në korrik.

Danimarka i hoqi të gjitha kufizimet e mbetura anti COVID-19 javën e kaluar. Përhapja e vaksinave të tyre ka qenë e madhe dhe ka përfshirë personat mbi 12 vjeç.

83.5 përqind e personave mbi moshën 12 vjeç janë plotësisht të vaksinuar në këtë vend.

Zvicra

Zvicra e miratoi vaksinën Pfizer për fëmijët mbi 12 vjeç në fillim të qershorit.

Sipas shifrave të fundit shëndetësore zvicerane të publikuara më 12 shtator, 181,531 persona të moshës 10-19 vjeç – 21.5 përqind – janë vaksinuar plotësisht dhe 32.35 përqind kanë marrë të paktën një dozë. Kjo krahasohet me 45.61 përqind në grupmoshën 20-29 vjeç që kanë marrë të dyja dozat dhe 55.93 që kanë marrë të paktën një dozë.

Suedia

Suedia ka filluar me mundësinë e prenotimit për vaksina për të miturit vetëm në muajin gusht, dhe pastaj vetëm për personat 16 deri në 18 vjeç, me të 21 rajonet e kujdesit shëndetësor që do të ndiqen “gjatë muajve të ardhshëm”.

Fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç deri më tani kanë të drejtë të vaksinohen vetëm në kushte të veçanta, të tilla si përkatësia në një grup me rrezik të lartë ose të jetuarit me grupe apo njerëz të cenueshëm.

 

Linku: https://www.euronews.com/next/2021/09/14/covid-vaccine-for-children-who-in-europe-is-leading-the-race